Një oficere burgu në Britani ka shmangur dënimin me burg pasi u përfshi në një lidhje tre-mujore me një të burgosur, të cilit i dërgoi video dhe foto intime, nuk mungonin as mesazhet e panumërta ku i shprehte dashurinë. Samantha Stoëell, 23 vjeçe, kishte nisur një marrëdhënie me Conor Dobson gjatë kohës që punonte si oficere në burgun e Manchester-it. Dobson ishte i dënuar për vrasjen e një gruaje 70-vjeçare në një aksident me makinë. Gjykata u njoh me akuzën se Stoëell dhe Dobson shkëmbyen një numër të madh mesazhesh, përfshirë foto dhe video intime.