Banorët e zonës shprehen të vendosur të vijojnë qëndresën e tyre edhe pas 33 ditësh protestë. Protestës u janë bashkuar edhe shqiptarë të kthyer nga emigracioni, të cilët theksojnë se reagimi publik lidhet me mbrojtjen e pronës dhe se kjo çështje nuk prek vetëm një komunitet lokal, por përfaqëson një shqetësim më të gjerë. Gjithnjë në front të protestës, aty ku edhe fadromat e makineritë vijojnë punën për ndërtimin, banorët e fshatit Baks Rrjoll të Velipojës I bëjnë apel institucioneve për drejtësi Të vendosur, banorët e Rrjollit shprehen se nuk do të lejojnë ndërtimin e resortit derisa drejtësia të flasë për pronat.