Donald Trump po përballet me kritika nga demokratët dhe një pjesë e republikanëve në Kongres për mungesën e veprimit në vendosjen e mekanizmave mbrojtës dhe rregullatorëve të tjerë për kompanitë e inteligjencës artificiale. Shqetësimet mbi potencialin e rrezikshëm të teknologjisë arritën kulmin këtë javë, pasi drejtues të industrisë teknologjike dhanë alarmin për përparimin e shpejtë të kësaj teknologjie dhe kërcënimin e mundshëm që ajo paraqet për njerëzimin. Të hënën, Trump i hodhi poshtë këto shqetësime, duke i cilësuar si "mashtrime" dhe "teori konspirative". "I vetmi kontroll apo 'mekanizëm mbrojtës' që i duhet inteligjencës artificiale është një president i fortë dhe me IQ të lartë dhe SHBA e ka një të tillë me tepricë”, shkroi Trump në rrjetin e tij social, Truth.