Një nga sanksionet e para të vendosura nga Perëndimi ishte ngrirja e aseteve personale të Vladimir Putinit në SHBA dhe Evropë. Por ndikimi i sanksioneve është simbolik, sepse presidenti rus besohet ka ende miliarda dollarë pasuri personale. Sigurisht që ai vetë nuk ka lënë asnjë gjurmë për të treguar pasurinë e tij reale por tanimë është e vertetuar se ai zotëron një mega jaht prej 137 milionë dollarësh dhe një pallat i Detit të Zi të ndërtuar për përdorim personal. Jahti 46 metra i gjatë, me 10 dhoma gjumi, u ndërtua në vitin 2015.