Top News – Ja vijat e kuqe për Ukrainën! Evropianët ia parashtrojnë SHBA-së, takim në Londër
22/04/2025 13:53

Fuqitë evropiane i thanë Shteteve të Bashkuara javën e kaluar se cilat aspekte të një marrëveshjeje të mundshme paqeje midis Ukrainës dhe Rusisë do të ishin të panegociueshme për ta, përpara një raundi të ri diskutimesh të mërkurën, tha ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot. Ukraina, SHBA, Franca, Britania dhe Gjermania zhvilluan bisedimet e tyre të para të përbashkëta që kur presidenti Donald Trump erdhi në pushtet, të enjten në Paris, duke ndarë pikëpamjet e tyre mbi mënyrat për t'i dhënë fund luftës më shumë se trevjeçare. Zyrtarë të lartë, përfshirë sekretarin e shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, do të takohen sërish në Londër të mërkurën. "Objektivi i vetëm që na shqetëson është të mbrojmë interesat franceze dhe sigurinë evropiane. Kjo është arsyeja që ndërsa SHBA vendoset në një pozicion ndërmjetësues, ne i bëjmë ata të dëgjojnë se cilat janë "vijat tona të kuqe"", tha Barrot duke iu referuar çështjeve që për liderët evropianë nuk janë të kapërcyeshme. Por, ai nuk dha detaje. I pyetur nëse ai mendonte se pohimi i Trump se një marrëveshje paqeje mund të shpallej këtë javë ishte i besueshëm, Barrot tha se kjo varet nga presidenti rus Vladimir Putin. "Unë mendoj se armëpushimi i Pashkëve që Putin dekretoi, çuditërisht ishte një operacion marketingu, një operacion joshjeje që synonte të zbuste Presidentin Trump" tha Barrot. Pavarësisht shkeljeve të përsëritura të armëpushimit, ai tha se kishte patur një rënie minimale të intensitetit në lidhje me dronët dhe raketat me rreze të gjatë veprimi, që ndoshta mund të hapin derën për një armëpushim të mëtejshëm.

Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31