Ishujt e Spanjës dhe Portugalisë kanë ndjekur shembullin e Qipros për të shpëtuar sezonin turistik të këtij viti, duke hapur dyert e tyre për turistët që nga muaji maj, por me një kusht. Autoritetet e këtyre zonave kanë vendosur që do të mirëpresin të gjithë turistët që kanë marrë vaksinën kundër koronavirusit ose ata që kanë një test negativ.