Partia Demokratike zhvilloi këtë të hënë protestën e parë kombëtare ku kërkoi largimin e kryeministrit Edi Rama nga detyra dhe hapjen e rrugës për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. Sali Berisha ashtu si dhe në protestat e tjera marshoi nga selia blu drejt bulevardit Dëshmorët e Kombit. Mbështetës të shumë e ndoqën atë ndërsa të tjerë ishin grumbulluar në shesh. Ndërkohë forca të shumta policie vendosën gardhet metalike para Kryeministrisë ndërsa ishin në gatishmëri për mbarëvajtjen e tubimit. Berisha zgjodhi që t’u drejtohej protestuesve me një shprehje nga poezitë e Çajupit: Ja do vdesim ja do rrojmë, ndërsa u shpreh i bindur në rrëzimin e qeverisë.