Protestuesit izraelitë kanë bllokuar autostradat në vend të dielën, duke i bërë thirrje kryeministrit Benjamin Netanyahu të japë dorëheqje dhe të bëjë trysni për një armëpushim dhe për lirimin e pengjeve që po mbahen në Gazë nga Hamasi. Demonstratat u mbajtën një ditë pasi ndërmjetësit ndërkombëtarë rinovuan përpjekjet për të ndërmjetësuar një marrëveshje mes Izraelit dhe Hamasit.