Izraerli ka goditur qendrat e militantëve në Gaza me sulme ajrore të premten në shenjë hakmarrjeje për tullumbacet me zjarr që janë lëshuar nga enklava palestineze, në më të fundit fushatë që nga armëpushimi që i dha fund konfliktit në maj. Burime sigurie nga hamasi, grupi islamik që kontrollon gazën e bllokuar nga izraeli, thanë se sulmet kishin goditur qendrat e stërvitjes. Nuk u raportuan ndërkohë lëndime. Një deklaratë nga ushtria izraelite nënvizonte: në përgjigje të tullumbaceve me zjarr që janë lëshuar mbi territorin izraelit, avionët ushtarakë goditën një qendër prodhimi armësh që i përkiste organizatës terroriste Hamas”.