Top News – Izraeli sulmon kampin e refugjatëve / Vritet komandanti i Hamasit dhe 50 palestinezë
01/11/2023 11:41

Izraeli tha se avionët e tij luftarakë kishin vrarë një komandant të Hamasit në një sulm mbi një kam refugjatësh të shumëpopulluar në Gaza, në një sulm që po ashtu la të vrarë edhe të paktën 50 palestinezë, ndërkohë që luftimet intensifikohen në enklavën ku ushqimi, karburanti dhe furnizimet e tjera po mbarojnë. Ushtria izraelite tha po ahstu se 11 ushtarë ishin vrarë në luftimet në gaza të martën, shifra më e lartë ditore e humbjeve kjo për forcat e armatosura që pas sulmit të hamasit në izrael më 7 tetor kur u vranë rreth 300 ushtarë dhe rreth 1100 civilë. Radioja e ushtrisë izraelite tha se pjesa më e madhe e të vrarëve ishin trupa të këmbësorisë, mjetet e të cilëve u goditën nga raketa anti blindë. Bombardimet dhe sulmet ajrore ndërkohë kanë vijuar pa pushim në gaza gjatë natës. Izraeli ka dërguar trupat në brendësi të gazës pas javësh bombardime nga ajri dhe forcat izraelite të mbrojtjes thanë se sulmi ajror në Xhabalia, kampin më të madh të refugjatëve në Gaza, kishte vrarë Ibrahim Biarin, një komandant të Hamasit që thuhet se ka qenë person i rëndësishëm në planifikimin dhe ekzekutimin e sulmit. Dhjetëra luftëtarë të hamasit ishin në të njëjtin tunel nëntokësor me Biarin dhe po ashtu janë vrarë kur ai u shemb nga sulmi – tha një zëdhënës i trupave izraelite. Ndërkohë, ministri izraelit i mbrojtjes premtoi se do të bënte gjithcka për të shkatërruar hamasin. “Kjo ëhstë një luftë për të ardhmen e izraelit. Terroristët e hamasit kanë dy opsione, të vriten apo të dorëzohen pa kushte”, tha ai. Një zëdhënës i Hamasit mohoi që ndonjë komandant i lartë të jetë vrarë në kamp dhe e quajti pretendimin e izraelit një pretekst për të vrarë civilët.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55