Top News/ Izraeli, sulme ajrore mbi Liban / Vriten të paktën dhjetë civilë, mes tyre edhe fëmijë
15/02/2024 11:41

Numri i viktimave civile nga dy sulme ajrore izraelite në Liban është rritur në dhjetë, raportoi media shtetërore të enjten. Sulmet u kryen një ditë më parë dhe janë më vdekjeprurëset në më shumë se katër muaj të shkëmbimit të zjarrit ndërkufitar mes Izraelit dhe grupit Hezbollah. Grupi militant libanez, Hezbollah, u zotua se do të hakmerret për sulmet, të cilat goditën qytetin Nabatijeh dhe një fshat në jug të Libanit, pak orë pasi predhat e hedhura nga Libani vranë një ushtar izraelit. Në Nabatijeh, sulmet izraelite dëmtuan një ndërtesë, duke vrarë shtatë anëtarë të të njëjtës familje, përfshirë një fëmijë raportoi media shtetërore libaneze. Fillimisht, pas sulmeve ishte raportuar për katër viktima. Ndërkaq, në fshatin Suaneh, një grua dhe dy fëmijët e saj u vranë. Edhe luftëtarë të Hezbollahut janë vrarë po ashtu gjatë sulmeve izraelite. Hezbollahu dhe ushtria izraelite shkëmbejnë zjarr në kufi që nga 7 tetori, kur nisi lufta në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit. Kjo ka bërë që të rritet frika për një zgjerim të konfliktit në lindjen e mesme që do të kishte pasoja të rënda në të gjithë botën.

Top Channel/ Homoseksualë, myslimanë dhe indigjenë në majat e politikës amerikane
04/11 23:25
Top Channel/ “Kam arritur limitin e vuajtjes”, letra e Brigitte Bardot që tronditi bashkëshortin
04/11 23:21
Top Channel/ Humbje me pasoja globale, trump: I shkatërroj po më shkarkuan
04/11 23:14
Top Channel/ Zgjedhjet përtej Tokës! Si arritën 3 astronautë të votonin nga hapësira?
04/11 23:06
Top News – Ukraina të ‘përveshë mëngët’ / Anëtarësimi në BE: Duhet përshpejtim reformash
04/11 15:18
Top News – Tetë cisterna me naftë ruse drejt SHBA-së/ Ukraina po i monitoron, 300 mijë ton karburant
04/11 14:51
Top News – CIA e akuzoi për ‘vjedhjen e shekullit’ / Kim Jong un përgjigjet me raketa
04/11 14:44
Top News – Rusia, kaos në aeroportet e evropiane / Putin ndez luftën, kërcënime të rreme për bomba
04/11 14:38
Top News – Zgjedhje edhe në hapësirë… / Astronautët e NASA-s ‘hedhin votën’ nga orbita
04/11 13:55
Top News – Irani: Amerikanët i thanë ‘jo’ luftës / Teherani reagon pas fitores së demokratëve
04/11 13:34
Top News – Zelensky nderon Melania Trump / I jep çmimin e rëndësishëm, ‘ndihmoi fëmijët ukrainas’
04/11 13:31
Top News – Një serbe me tatuazhe. Kërkohet gruaja misterioze e supergrabitjes në Holandë
04/11 13:13
Top News – U masakruan nga serbët/ Identifikohen pas 27 vitesh 3 intelektualë të vrarë
04/11 13:12
Top News – Tragjedia e trenave vrau 69 vetë. Dorëhiqet ministri spanjoll-S’mund të qëndroj në detyrë
04/11 12:20
Top Channel/ SHBA,“çudirat” e zgjedhjeve: Hera e pare që fiton një gay, një mysliman, një indigjene…
04/11 12:02
Top News – Rusia, Ukraina dhe Irani…Çfarë ndryshon me fitoren e demokratëve në SHBA?
04/11 11:55
Top News – Një demokrat fiton Teksasin…U mbështet nga ‘dinastia’ Bush, i pari nga viti 1988
04/11 11:53
Top Channel/ Amerika rrëzon Trump, demokratët fitojnë Kongresin: “Na mposhtën cmimet e larta”!
04/11 11:47
Top Channel/“Tsnunami” demokrat i hoqi Kongresin, Trump me plan emergjence për dy vitet e ardhshme!
04/11 11:47
Top Channel/ Protestat në Francë, “dorëzohet” Macron? Premton 4 miliardë euro shtesë për arsimin!
04/11 11:46