Top News/ Izraeli, sulme ajrore mbi Liban / Vriten të paktën dhjetë civilë, mes tyre edhe fëmijë
15/02/2024 11:41

Numri i viktimave civile nga dy sulme ajrore izraelite në Liban është rritur në dhjetë, raportoi media shtetërore të enjten. Sulmet u kryen një ditë më parë dhe janë më vdekjeprurëset në më shumë se katër muaj të shkëmbimit të zjarrit ndërkufitar mes Izraelit dhe grupit Hezbollah. Grupi militant libanez, Hezbollah, u zotua se do të hakmerret për sulmet, të cilat goditën qytetin Nabatijeh dhe një fshat në jug të Libanit, pak orë pasi predhat e hedhura nga Libani vranë një ushtar izraelit. Në Nabatijeh, sulmet izraelite dëmtuan një ndërtesë, duke vrarë shtatë anëtarë të të njëjtës familje, përfshirë një fëmijë raportoi media shtetërore libaneze. Fillimisht, pas sulmeve ishte raportuar për katër viktima. Ndërkaq, në fshatin Suaneh, një grua dhe dy fëmijët e saj u vranë. Edhe luftëtarë të Hezbollahut janë vrarë po ashtu gjatë sulmeve izraelite. Hezbollahu dhe ushtria izraelite shkëmbejnë zjarr në kufi që nga 7 tetori, kur nisi lufta në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit. Kjo ka bërë që të rritet frika për një zgjerim të konfliktit në lindjen e mesme që do të kishte pasoja të rënda në të gjithë botën.

Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59