Spanja është një ndër të paktat shtete që ka bërë një reagim të fortë ndaj genocidit të Izraelit në gaza. Kryeministri i vendit iberik, pedro Sanchez ka arritur deri aty sa të kërkojë përjashtimin e Izraelit nga të gjitha kompeticionet sportive ndërkombëtare për shkak të barbarive që po kryhen në rripin e gazës. Një kërkesë kaq e fortë erdhi pas protestave të shumta që karakterizuan këtë edicion të La Vueltas në ciklizëm që arriti kulmin në etapën e fundit ku manifestuesit nuk lejuan sportistët të hynin në Madrid duke detyruar të organizatorët ta mbyllnin atë pas vetëm pak më shumë se 40 km të përshkuara