Top News – Izraeli shfaros familje në Gaza / Dhjetëra viktima në sulmet ajrore, rrafshohen ndërtesa
14/09/2025 14:52

Një seri sulmesh ajrore ka lënë të vrarë të paktën 32 persona në gjithë Qytetin e Gazës, raportoi stafi mjekësor të dielën. Në mesin e viktimave ishin edhe 12 fëmijë, sipas spitalit al Shifa, ku u dërguan trupat e viktimave. Një nga sulmet ajrore, që u kryen gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, goditi një shtëpi në lagjen Sheik Radvan, duke vrarë një familje me 10 anëtarë, përfshirë një nënë me tre fëmijët e saj, thanë zyrtarët shëndetësorë. Asociacioni palestinez i Futbollit tha se lojtari i klubit Al-Helal, Mohammed Ramez Sultan u vra gjatë sulmeve së bashku me 14-anëtarë të familjes së tij. Ushtria izraelite ende nuk ka komentuar këto sulme. Ditët e fundit, Izraeli ka intensifikuar sulmet ajrore në mbarë Qytetin e Gazës, duke shkatërruar ndërtesa shumëkatëshe dhe duke akuzuar Hamasin se ka vendosur pajisje për vëzhgim në to. Izraeli ka thënë se synon të marrë kontrollin e plotë të Qytetit të Gazës, zonës më të madhe urbane në Rripin e Gazës, ku, sipas Kombeve të Bashkuara jetojnë 1 milion persona dhe ku është shpallur gjendje e urisë. Një ditë më parë, ushtria tha se kishte goditur një ndërtesë shumëkatëshe në Qytetin e Gazës që pretendoi se përdorej nga Hamasi. Izraeli ka urdhëruar banorët që të largohen nga Qyteti i Gazës për shkak të ofensivës. Që nga fillimi i luftës në gaza, dy vite më parë, janë vrarë më shumë se 64.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, shifra që konsiderohen të besueshme nga OKB-ja.

Top News – Paqja në Ukrainë nuk mund të shtyhet / Papa bën thirrje para përvjetorit të pushtimit
22/02 15:56
Top News – Kina zë vendin e SHBA-së / Partnerja kryesore tregtare e Gjermanisë, Merz në Pekin
22/02 15:48
Top News – Luftë e re e Ftohtë me SHBA-në/ Presidenti i Brazilit para takimit me Trumpin
22/02 13:55
Top News – ‘Sulme terroriste’ në Ukrainë/ Shpërthime vdekjeprurëse në perëndim, viktima në Kiev
22/02 13:54
Top News – Kubanezët ikin nga Venezuela/ Largohen forcat e sigurisë, presioni i SHBA rritet
22/02 13:45
Top News – Çon anijen-spital në Grenlandë/ Trump nuk heq dorë: Njerëzit atje nuk marrin kujdes
22/02 13:44
Top News – Gara e re hapësinore ka nisur/ Satelitët riformësojnë mbrojtjen e Gjermanisë
22/02 13:42
Top News – Sllovakia kërcënon të ngrijë Ukrainën / Do ndërpresë furnizimin me energji nëse…
22/02 13:41
Top News – Trump rrit tarifat globale / Nga 10 në 15 për qind…pas vendimit të gjykatës
22/02 12:09
Top News – Në ‘tokën e askujt’ në Ukrainë/ ‘Vrasësit e qiellit’ mund të vendosin fatin e luftës
22/02 12:08
Top News – ‘Plas lufta’, Pakistani sulmon Afganistanin/ Bomba nga qielli, edhe fëmijë mes viktimave
22/02 12:03
Top News – Trupa në terren, në Ukrainë, tani! Ish kryeministri britanik kërkon veprim të shpejtë
22/02 11:29
Top News – Kthehen protestat në Iran / Studentët përleshen me forcat e rendit në Teheran
22/02 11:28
Top Channel/ Rusia shton sulmet në Ukrainë/ Vritet nga shpërthimi një police 23-vjeçare
22/02 11:19
Top Channel/ Pakistan-Afganistan, prag lufte! Sulm ajror kundër talibanëve, 13 viktima
22/02 10:48
Top Channel/ Protesta masive në Lyon, pas vdekjes së një aktivisti të ekstremit të djathtë
21/02 23:20
Top Channel/ Trump i bën fakt tarifat e reja 15% për Botën. Hyjnë në fuqi që më 24 shkurt
21/02 22:32
Top Channel/ Frika e një lufte SHBA-Iran, Gjermania thirrje shtetasve të saj: “Largohuni tani”!
21/02 15:29
Top Channel/ “Anëtarësim në BE pa veto”, FAZ: “Debati po shkon në drejtimin e duhur”!
21/02 15:28
Top Channel/ Shqipëria, trupa në Gaza: Del harta, Kosova “merr” veriun e Gazës, Shqipëria…
21/02 15:25
DIGITALB DIGITALB