Forcat izraelite vranë qëllimisht fëmijët palestinezë si një element qendror të gjenocidit të tyre në Gaza, thotë një raport i Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Raporti prej 88 faqesh hetimor i grupeve të të drejtave të njeriut të OKB përfshin periudhën nga 7 tetorit 2023, ditën e sulmeve terroriste të Hamasit në Gaza deri në fund të vitit 2025. OKB thotë se mbi 20 mijë fëmijë palestinezë janë vrarë gjatë kësaj periudhe dhe një pjesë e tyre nuk kanë qenë viktima rastësore, por të shënjestruara me snajper dhe dronë, ndërsa një pjesë janë torturuar në paraburgim.