Top News/ Izraeli, raketa mbi xhaminë në Gaza / Dhjetëra viktima, intensifikohen sulmet nga ajri
06/10/2024 12:44

Izraeli ende po lufton me Hamasin në Gazë që nga 7 tetori i vitit të kaluar. Por, ka hapur edhe një front të ri kundër Hezbollahut në Liban, pasi palët kanë këmbyer zjarr përgjatë kufirit që nga nisja e luftës në Gazë. Izraeli është zotuar se do të godasë edhe Iranin, që mbështet Hezbollahun dhe Hamasin, pasi Teherani kreu sulme me raketa balistike ndaj Izraelit javën e kaluar. Grupet militante që mbështeten nga Irani në Siri, Irak dhe Jemen, po ashtu kanë kryer sulme ajrore nga distanca kundër Izraelit. Sulmi në Gazë mëngjesin e të dielës goditi një xhami ku po strehoheshin personat e zhvendosur. Xhamia gjendet afër spitalit kryesor në Deir al-Balah. Izraeli tha se kishte shënjestruar një qendër komande dhe kontrolli të Hamasit, por nuk dha dëshmi për këtë pretendim. Ushtria izraelite po ashtu njoftoi për një ofensivë të re tokësore dhe ajrore në Xhabalia, në veri të Gazës, ku gjenden kampe të mbipopulluara refugjatësh, që janë krijuar që nga lufta e vitit 1948, rreth kohës të krijimit të Izraelit. Ushtria tha se forcat izraelite kanë rrethuar Xhabalian, ndërsa avionët luftarakë po godasin shënjestrat e Hamasit, para se trupat të avancojnë. Që kur nisi lufta në Gazë, Izraeli ka kryer disa operacione të mëdha në Xhabalia. Izraeli po ashtu ka lëshuar urdhra të rinj për evakuim në veri të Gazës, që kryesisht është zonë e pabanuar, pasi në javët e para të luftës Izraeli kishte urdhëruar të gjithë popullsinë të zhvendosej në jug. Deri në 30.000 persona vlerësohet se vazhdojnë të qëndrojnë në veri të Gazës. “Jemi në një fazë të re të luftës”, tha ushtria izraelite në fletëpalosjet e lëshuara nga ajri mbi këtë zonë. “Këto zona tani konsiderohen zona të rrezikshme luftimi”, thuhej më tej.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20