Top News/ Izraeli, raketa mbi shtëpitë në Gaza / Shumë viktima, mes tyre edhe 13 fëmijë
10/11/2024 15:15

Dhjetra njerëz janë vrarë dhe plagosur në një sulm izraelit mbi një shtëpi në Jabalia në Gazën veriore, thonë mjekët dhe skuadrat palestineze të shpëtimit. Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve Ëafa dhe agjencia e mbrojtjes civile e Hamasit, në Gaza, thanë se të paktën 30 persona ishin vrarë. Mbrojtja civile tha se mes të vdekurve ishin 13 fëmijë. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se goditën një shënjestër në Jabalia ku "terroristët po vepronin", dhe se ishin ndërmarrë hapa për të zbutur pasojat tek civilët...ndërkohë detajet ishin në shqyrtim. Dëshmitarët okularë e përshkruan sulmin izraelit mbi ndërtesën që i përkiste një familjeje, si një "tërmet". "Ne thjesht ishim ulur të qetë. Ata janë qytetarë të pafajshëm që nuk i përkasin asnjë organizate apo fraksioni ushtarak," tha për Reuters një dëshmitar okular dhe i afërm i viktimave. Shtëpia "u bombardua pa paralajmërim, gjë që çoi në vdekjen e të gjithë atyre që ishin brenda”, shtoi ai. Videot dhe imazhet tregonin trupa të shumtë të mbështjellë me batanije në pjesën e pasme të makinave apo të shtrirë në tokë, në një spital. Grupet e ndihmës thonë se Jabalia dhe pjesë të tjera të Gazës veriore kanë qenë të rrethuara që nga fillimi i tetorit, kur Izraeli nisi një ofensivë të re tokësore kundër Hamasit. Izraeli ndërkohë po përballet me një ultimatum të SHBA-së që skadon brenda disa ditësh për të përmirësuar situatën humanitare në Gaza ose për t'u përballur me kufizime të mundshme në bashkëpunimin ushtarak.

Top Channel/ “Tërbohet” dhe Macron për tarifat e Trump. Reagon dhe Von der Leyen
12/07 22:21
Top Channel/ Tragjedia ajrore në Indi, kush i preku çelësat e avionit?
12/07 22:19
Top Channel/ Kurdët dogjën armët, Erdogan: Turqia fitoi ndaj PKK
12/07 19:56
Top Channel/ BE: Gati kundërmasat ndaj Trump! Vendimi dëmton ekonomitë tona
12/07 19:54
Top Channel/Trump shpall tarifat për BE, nga 1 gushti 30% për të gjitha mallrat
12/07 19:53
Top News – ‘Sy për sy….tarifë për tarifë’. BE i kundërpërgjigjet masave tregtare të Donald Trump
12/07 19:25
Top News – Prejardhja gjermane s’e kursen. Gjermania, vendi më i goditur nga tarifat e Trump
12/07 19:24
Top Channel/ Në 16 korrik pritet rritje stratosferike e çmimit të cigareve, purove dhe…
12/07 18:40
Top Channel/ Izraelitët eliminojnë shtetasin amerikan në Bregun Perëndimor, reagon DASH!
12/07 15:16
Top News – Kurdët djegin armët, Erdogan i përshëndet. ‘Ditë historike për Turqinë e Madhe dhe paqen’
12/07 13:40
Top News – ‘Fshesa’ e Trump te DASH. Nis shkarkimi i mbi 1300 punonjësve të Departamentit
12/07 13:37
Top News – Presidenti i kriptovalutave. Trump çon në Kongres tre nisma për monedhat digjitale
12/07 13:35
Top News- Rusia lëshon qindra dronë drejt Ukrainës/ Polonia ngre avionë luftarakë për t’u mbrojtur
12/07 13:20
Top News- Trump dhe Vjosa Osamani flasin për kërcënimin nga Serbia, Kurti dhe institucionet heshtin
12/07 13:17
Top News- Negociata të dështuara/ Asnjë armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit
12/07 13:16
Top Channel/ Taksa kundër mbiturizmit, Greqia vendos barriera në zonat me fluks vizitorësh në ishuj
12/07 12:26
Top News- Negociata të dështuara/ Asnjë armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit
12/07 12:23
Top Channel/ Kërkuan ushqim, OKB: Gati 800 viktima pranë qendrave të ndihmës në Gaza!
12/07 12:05
Top Channel/ Skandal rozë! E dashura sekrete e Ministrit udhëtoi me… avion ushtarak! Dalin pamjet
12/07 12:00
Top Channel/ BE dhe Ukraina bashkojnë forcat: Aleanca teknologjike, 100 mln euro për mbrojtjen!
12/07 11:47