Top News – Izraeli ‘pushton’ Sirinë, mbërrin deri në Damask / Shkatërron qendrat ushtarake
10/12/2024 11:55

Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar të martën në Damask, teksa ka raportime se Izraeli është duke goditur në mënyrë sistematike qendra të ushtrisë siriane, pas rrëzimit të regjimit brutal të Bashar al-Assadit dhe trupat e tij janë shtyrë deri në 25 km larg kryeqytetit sirian. Vëzhguesi Sirian për të Drejta të Njeriut, organizatë me bazë në Londër, ka thënë përmes një deklarate se Izraeli “ka shkatërruar shumicën e qendrave të rëndësishme ushtarake në Siri”, derisa trupat ushtarake izraelite janë pozicionuar në zonë neutrale afër Rrafshnaltës së Golanit, të aneksuar nga Izraeli. Qeveria izraelite e ka arsyetuar pozicionimin ushtarak, duke përmendur “arsye të sigurisë”. Vëzhguesi Sirian ka thënë se Izraeli i ka kryer mbi 250 sulme ajrore në territorin sirian në dy ditët e fundit, me qëllim të shkatërrimit të kapaciteteve ushtarake të Sirisë. “Izraeli i ka shkatërruar qendrat më të rëndësishme ushtarake në Siri, përfshirë aeroportet siriane dhe magazinat e tyre, radarët, stacionet e sinjaleve ushtarake, dhe shumë depo të armëve dhe municionit”, sipas organizatës britanike. Këto raportime kanë ardhur teksa kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se Izraeli është duke “transformuar fytyrën e Lindjes së Mesme” dhe po mposht armiqtë “hap pas hapi”.

Top Channel/ Tragjedi në Spanjë, 68 viktima! Në bord ishin 544 pasagjerë, Sanchez shpall tre ditë zie
28/10 20:07
Top News – Rëndohet bilanci i viktimave. Përplasja e trenave në Spanjë, shpallen tre ditë zie
28/10 20:00
Top Channel/ Netanyahu nuk bën dot shumicën, s’i mjaftojnë 53 mandate. Opozita shpreson…
28/10 19:46
Top News – Bolsonaro mbërrin në Miami. Largohet nga Brazili pas ‘disfatës’ në zgjedhje
28/10 19:20
Top Channel/ Franca ashpërson ligjin e protestave. Senati miraton gjoba 10 mijë euro për dëmet
28/10 15:29
Top Channel/ Presidenti amerikan njofton takim të shpejtë Putin-Zelensky, negociata në nëntor
28/10 15:27
Top Channel/ Spanjë, 64 viktima nga përplasja e dy trenave në jug të Madridit. 544 pasagjerë në bord
28/10 15:26
Top News – 30 orë pa bomba e shpërthime…‘Mban’ armëpushimi në qytetin e pushtuar nga Rusia
28/10 15:02
Top News – Restorantet: Jo telefona në tavolinë / Sardenja bëhet shembull: Inkurajojmë ndërveprimin
28/10 15:00
Top News – Pasagjerët të mbuluar me gjak…64 viktima, përplasen trenat e shpejtësisë së lartë
28/10 14:58
Top News – Deti i Zi më i rrezikshmi në botë / Goditet anija greke e mallrave pranë Bullgarisë
28/10 14:52
Top News – I thamë Putinit çfarë nuk i thotë Trumpi! Kryeministri mbron telefonatën 90-minutëshe
28/10 14:20
Top News -‘Arratiset’ nga Brazili, ‘azil’ në SHBA / Avioni i Bolsonaros në Miami, Trump dha ‘ok’-in
28/10 14:07
Top News – Jetonin në anijen turistike…‘Banorët’ zbriten në tokë, u rrit kostoja e karburantit
28/10 13:49
Top News – Zelenski në një tavolinë me Putinin / Trump: Një takim do mbahet shumë shpejt
28/10 13:48
Top News – Lufta në Iran 50 miliardë dollarë / SHBA, kostoja vetëm rritet, Pentagoni: No comment
28/10 13:40
Top Channel/ Tragjedi hekurudhore në Spanjë, përplasen dy trena, dyshohet për dhjetëra viktima
28/10 12:53
Top Channel/ Bolsonaro arratiset në SHBA, Humbi zgjedhjet në Brazil dhe sfidoi urdhrin e Gjykatës
28/10 12:53
Top Channel/ Sulm në ambasadën e Izraelit, policia vret sulmuesin e mitur në Beograd
28/10 12:53
Top Channel/ Netanyahu kryeson në Izrael por pa shumicë, partitë arabe kanë çelësin për qeveri
28/10 12:52