Top News/ Izraeli pret hakmarrjen e Hamasit / Netanyahu: Do përgjigjemi fuqishëm ndaj çdo sulmi
01/08/2024 11:53

Izraeli do të përgjigjet me forcë ndaj çdo sulmi kundër tij, tha të mërkurën vonë kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu. Kjo ishte deklarata e parë publike e Netanyahut prej vrasjes në Teheran të Ismail Haniyeh, liderit politik të Hamasit. Por, Netanyahu nuk e përmendi vrasjen e tij. Hamasi dhe Irani e kanë fajësuar menjëherë Izraelin për vrasjen e Haniyehit, e cila e ka rritur rrezikun për një luftë të përgjithshme rajonale. Pak orë para vrasjes së liderit palestinez, Izraeli tha se e vrau një komandant të lartë të grupit militant libanez, Hezbollah, në një sulm ajror në kryeqytetin e Libanit, Bejrut. “Qytetarë të Izraelit, na presin ditë sfiduese. Prej sulmit në Bejrut, kërcënimet po vijnë nga të gjitha drejtimet. Ne jemi të përgatitur për çdo skenar dhe do të qëndrojmë të bashkuar dhe të vendosur kundër çdo kërcënimi. Izraeli do të përgjigjet fuqishëm kundër çdo agresionit kundër nesh”, tha Netanyahu në një deklaratë televizive. Të martën, ushtria izraelite njoftoi se e ka vrarë Fuad Shukr, për të cilin tha se ishte komandanti më i lartë i Hezbollahut, duke e akuzuar atë për një sulm në fundjavë në të cilin u vranë dhjetëra të rinj në Lartësitë e Golanit, të okupuara nga Izraeli. Hezbollahu, i cili mbështetet nga Irani, konfirmoi të mërkurën vdekjen e Shukr, pak orë pasi Hamasi njoftoi se lideri i saj politik Haniyeh u vra në Teheran. Qeveria e Netanyahut nuk e ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e liderit të Hamasit dhe ka thënë se nuk e komenton atë.

Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20
Top Channel/Nvidia, takim i jashtëzakonshëm për shkarkimin e CEO-s:Del një dritë një skandal tjetër!
12/11 11:20
Top Channel/ Itali, alarmi për bomba në shkolla ishte sulm i Rusisë? Salvini: “Jo akuza pa prova”!
12/11 11:20
Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25
Top News – Xi mesazh për Trump: Nuk e ndal dot bashkimin e Kinës me Tajvanin
12/11 10:10
Top News – Trump vs Netanyahu, tjetër telefonatë e nxehtë për vazhdimin e luftës në Iran
12/11 10:01
Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50