Top News/ Izraeli ‘premton’ edhe dy vite luftë / Zgjerohet ofensiva në Gazën qendrore, shumë viktima
27/12/2023 12:08

Forcat izraelite zgjeruan ofensivën e tyre të martën pasi bombarduan kampet palestineze të refugjatëve në Gazën qendrore dhe u kërkuan banorëve të evakuoheshin. Ofruesi kryesor i telekomit i Gazës njoftoi për një tjetër "ndërprerje të plotë" të shërbimeve në territorin e rrethuar. Izraeli thotë se lufta do të zgjasë për "shumë muaj" ndërsa zotohet të shtypë grupin militant Hamas, i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian. Forcat izraelite janë përfshirë në luftime të rënda urbane në veri të Gazës dhe në qytetin jugor të Kan Junis, duke i shtyrë palestinezët në zona gjithnjë e më të vogla në kërkim të strehimit. Pavarësisht thirrjeve të SHBA-së për Izraelin që të reduktojë numrin e viktimave në mesin e civilëve dhe presionin ndërkombëtar për një armëpushim, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se ushtria po thellonte luftimet. “Ne u themi terroristëve të Hamasit: Ne ju shohim dhe do të arrijmë tek ju”, tha Netanyahu. Ofensiva e Izraelit nisi si përgjigje ndaj sulmit të grupit terrorist Hamas më 7 tetor në jug të Izraelit, ku u vranë 1.200 persona dhe u morën peng rreth 240 të tjerë. Ndërsa shumë se 20.900 palestinezë, dy të tretat gra dhe fëmijë, janë vrarë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza. Ministria tha se 240 njerëz u vranë gjatë 24 orëve të fundit. Zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut tha se bombardimet e vazhdueshme të Gazës kishin marrë jetën e më shumë se 100 palestinezëve që në prag të Krishtlindjeve. Izraeli tha se nuk do t'u jepte më viza automatike punonjësve të OKB-së dhe akuzoi si "partnerë bashkëfajtorë" në taktikat e grupit palestinez Hamas. Zëdhënësi i qeverisë, Eylon Levy tha se Izraeli do të shqyrtojë kërkesat për viza rast pas rasti. Kjo mund të kufizojë përpjekjet e ndihmës në Gaza.

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04