Ushtria izraelite ka pranuar për herë të parë se forcat e saj hapën zjarr ndaj automjetit ku ndodhej 5-vjeçarja palestineze Hind Rajab dhe gjashtë anëtarë të familjes së saj, në qytetin e Gazës, në janar 2024. Hind fillimisht i mbijetoi sulmit që vrau familjarët e saj. E bllokuar brenda automjetit, ajo arriti të kontaktonte me Shoqatën e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze dhe të kërkonte ndihmë. Telefonata zgjati për orë të tëra, ndërsa një ambulancë u nis drejt saj në koordinim me ushtrinë izraelite. Ambulanca u sulmua më pas, duke vrarë dy ndihmësmjekë. Trupi i Hindit dhe i familjarëve të saj u gjetën disa ditë më vonë.