Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Izraeli ka pranuar një armëpushim 60-ditor në Rripin e Gazës. Bëhet fjalë për “kushtet e nevojshme për të finalizuar” një marrëveshje, me synimin për t’i dhënë fund luftës së zgjatur në rajon. Trump u ka bërë thirrje edhe drejtuesve të Hamasit që të pranojnë këtë marrëveshje, duke theksuar se është në të mirën e Lindjes së Mesme. Në një postim në rrjetet sociale, ai shtoi: “Do të punojmë me të gjitha palët për t’i dhënë fund konfliktit.”