Top News/ ‘Izraeli po zgjeron luftën’/ Palestina: Vranë 5 militantë në Bregun Perëndimor
30/08/2024 14:16

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë pesë militantë të tjerë palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar, përfshirë një komandant lokal. Sipas Izraelit, bastisjet në veri të Bregut Perëndimor, ku gjithsej janë vrarë 16 persona, kanë për qëllim parandalimin e sulmeve. Për palestinezët, ky është një zgjerim i luftës më shumë se 10 mujore mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës dhe se Izraeli kërkon të përjetësoje sundimin ushtarak mbi Bregun Perëndimor. Sakaq, OBSH ka njoftuar se Izraeli tha se ka rënë dakord për të paktën tre ditë "pauzë humanitare" të luftimeve në Gazë, duke filluar nga e diela, për të lejuar zyrtarët e shëndetësisë të Kombeve të Bashkuara të kryejnë vaksinimin e qindra mijëra fëmijëve kundër poliomielitit në territor. Ndërsa Hamasi ka mirëpritur pauzën humanitare për programin e vaksinave, OBSH është shprehur se për ta parandaluar përhapjen e poliomielitit duhet të vaksinohen 90 për qind e fëmijëve në Gazë. SHBA, Egjipti dhe Katari prej kohësh po kërkojnë arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim të luftimeve, ndërsa Bisedimet vazhdojnë edhe këtë javë.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55