Hamasi ka përsëritur angazhimin e tij për të respektuar marrëveshjen e armëpushimit dhe për të dorëzuar të gjitha pengjet, por thotë se zbatimi po pengohet nga Izraeli. Suhail al-Hindi, anëtar i byrosë politike të Hamasit në Gaza, deklaroi se nuk ka qëllim të fshehin trupat e as të vonojnë dorëzimin e tyre, por ushtria izraelite po refuzon të lejojë ekipet e kërkimit të hyjnë në zonat për t’i gjetur.