Izraeli po zhvendos trupa drejt kufirit me Gazën për të qenë i përgatitur për cdo rast dhe përshkallëzim të mëtejshëm të situatës. Lajmi është konfirmuar për BBC nga një zëdhënës i ushtrisë izraelite. Ndërkohë, 3 mijë rezervistë të ushtrisë janë thirrur nën armë në mënyrë që të ndihmojnë forcat e rendit në përpjekjen për të vënë nën kontroll përleshjet në qytetet arabo-hebreje. Përshkallëzimi i situatës ëhstë shoqëruar me dhunë në rrugët e qyteteve në izrael mes hebrenjve dhe arabëve izrelitë.