Top News/ Izraeli paralajmëron një tjetër vrasje: Edhe kreu i ri i Hamas do të shfaroset
07/08/2024 22:18

Pavarësisht paralajmërimeve të Iranit për sulme masive pas vrasjes së liderit të Hamasit Ismail Haniya në territorin e tyre, duket se Izraeli nuk do të ndalet. Herzi Halevi, shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura izraelite, paralajmëroi se ushtria do ta “gjejë” edhe liderin e ri të Hamasit, Yahya Shinwar, dhe do ta “shkatërrojë” atë. “Ne do të shumëfishojmë përpjekjet për ta gjetur atë, për ta sulmuar dhe që udhëheqja e Hamasit të zëvendësojë edhe një herë kreun e Byrosë Politike,” tha gjenerali Halevi. Shinwar, kreu i Hamasit në Gaza për shtatë vjet, u emërua udhëheqësi politik i grupit të martën mbrëma, duke pasuar Ismail Haniya, i cili u vra javën e kaluar në Teheran në një sulm që i atribuohet Izraelit. Halevi është shprehur se pavarësisht ndryshimit të titllut të Shinwar, kjo nuk do ta ndalojë Izraelin ta shkatërrojë atë. “Ky titull i ri nuk do të ndryshojë asgjë për faktin se ai është një vrasës, përgjegjës për planifikimin dhe ekzekutimin e asaj që ndodhi më 7 tetor dhe kështu ky ndryshim titulli jo vetëm që nuk na pengon ta kërkojmë, por edhe na inkurajon” tha ai. Edhe ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, kishte thënë që nga e marta mbrëma se Sinwar duhet të “shfaroset shpejt”.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30