Top News-Izraeli paralajmëron luftë të ashpër. ‘Do vrasim zyrtarët palestinezë në Bregun perëndimor’
07/09/2026 14:24

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Katz, deklaroi se së bashku me kryeministrin Benjamin Netanyahu i kanë dhënë udhëzime ushtrisë izraelite të përgatitet për një luftë të përgjithshme kundër zyrtarëve të lartë dhe strukturave të Autoritetit Palestinez, si dhe kundër infrastrukturës që Izraeli e konsideron terroriste në Bregun Perëndimor. Deklarata erdhi pas një sulmi me thikë pranë fshatit Kusrra, ku një person mbeti i plagosur. Sulmuesi u eliminua nga forcat izraelite. Si kundërpërgjigje, kryeministri Netanyahu tha se asnjë terrorist nuk mund të fshihet dhe paralajmëroi se Izraeli do të vazhdojë të gjurmojë personat që organizojnë sulme dhe të shkatërrojë infrastrukturën e armatosur. Ndërkohë, ushtria izraelite ka nisur disa stërvitje për të testuar gatishmërinë në rast të një sulmi të ngjashëm me atë të 7 tetorit, në disa fronte njëkohësisht. Operacionet po zhvillohen në zona të ndryshme, përfshirë kufirin perëndimor të Izraelit. Situata në Bregun Perëndimor mbetet e tensionuar. Të dielën, trupat izraelite kryen një operacion në veri të Bregut Perëndimor, ku raportuan zbulimin e një rakete, një pushke M16, municioneve dhe sasi të mëdha eksplozivësh që dyshohet se do të përdoreshin për prodhimin e bombave. Operacioni pasoi arrestimin të premten të një celule me pesë persona. Sipas ushtrisë izraelite, grupi kishte armë dhe municione dhe dyshohet se po përgatitej të kryente një sulm të madh në veri të Bregut Perëndimor.

Top Channel/ Kushtetuesja flet për pagat: Vendimet janë detyruese, por nuk sqaron kush gaboi
07/09 15:08
Top Channel/ I dërguari i Trump në Tiranë. Zampolli: Shqiptarët vendosin për shtetin bektashi
07/09 15:03
Top News – Pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kushtetuesja: Kemi folu me vendimin, zbatojeni atë!
07/09 14:58
Top News -Burimet njerëzore ‘jashtë loje’/ Inteligjenca Artificiale për intervistat e punës në shtet
07/09 14:49
Top News – Izraeli: Do eliminojmë zyrtarët palestinezë në Bregun Perëndimor
07/09 14:40
Top News- Serbia shpërfill Brukselin/ Varros me nderime ‘Kasapin e Bosnjes’
07/09 14:33
Top News-Izraeli paralajmëron luftë të ashpër. ‘Do vrasim zyrtarët palestinezë në Bregun perëndimor’
07/09 14:24
Top News – Gra dhe fëmijë mes viktimave, Izraeli bombardon banesat në Libanin Jugor
07/09 14:23
Top News – ‘Prania Besnike’ dhe rehatia e deputetëve. Porositë e Ramës mes mosbesimit të qytetarëve
07/09 13:56
Top Channel/ Shpërthim në portën e një banese në Lezhë, pamje nga vendngjarja, dyshohet se…
07/09 13:39
Top News – Prodhimi kërkon mbështetje. Letër Financave: Na mbroni nga zhvlerësimi i euros
07/09 13:28
Top News- Shqiptari bie pre e atentatit në Greqi/ 55-vjeçari plagoset, autorët arratisen
07/09 13:28
Top News – AfD tmerron Brukselin. Europa në alarm, rritja e frikshme e ekstremistëve
07/09 13:18
Top News – ‘Lufta e ftohtë’ me Greqinë. Turqia rrit me 229% shpenzimet e mbrojtjes
07/09 13:18
Top News- Spiuni i Serbisë mohon akuzat / Sheholli para gjykatës-Jam i pafajshëm
07/09 12:52
Top News – Përplasje ‘kokë më kokë’ në Qafë-Plloçë/Aksidentohen dy makina, dëmtohen dy persona
07/09 12:34
Top News – Kapen ‘piromanët’ në Fier/ Flakët deri në pyll, arrestohen 2 persona për zjarrvënie
07/09 12:31
Top News – Zjarr masiv në Greqi/ Banorët në panik, flakët 10 metra larg shtëpive në Konicë
07/09 12:30
Top News – Shqipëria nën flakë/ 44 vatra zjarri në total, në terren qindra forca
07/09 12:30
Top Channel/ Zjarret në Shkodër dhe Pukë! Në Tërbun vija e flakëve arrin 10 kilometra
07/09 12:10