Top News/ Izraeli, paralajmërim të frikshëm për Evropën: Celula të Hamasit aktivizohen për festa
07/12/2023 15:37

Izraeli ka lëshuar një paralajmërim drithërues për 20 shtete evropiane për një rrjet masiv agjentësh të Hamasit që operojnë fshehtazi. Kjo vjen pak ditë pasi BE paralajmëroi për rrezik të madh sulmesh terroriste gjatë këtyre krishtlindjeve. Frika për sulme terroriste në tregjet e krishtlindjes në evropë është intensifikuar pas një gjakderdhjeje afër Kullës Ejfel në paris, më herët këtë javë. Natën e të shtunës, në paris, një 24 vjecar u qëllua për vdekje me thikë nga një mbështetës i ISIS. Ndërkohë ekziston frika se celula të fjetura terroristësh mund të aktivizohen në të gjithë evropën. Ministri izraelit i cështjeve të diasporës, i dërgoi një letër personale liderëve evropianë, që përfshinte prova të aktivitetit terrorist të hamasit në qytetet kryesore të kontinentit. Amichai Shikli shkruante se kjo nuk është koha për të fjetur gjumë. Hamasi sipas tij ka operuar prej vitesh në të gjithë botën dhe tani po përgatitet për veprim. Letra përmbante prova mbi aktivistë të njohur, përfshirë postime në mediat sociale. Paralajmërimi i izraelit vjen pas një rritjeje të urrejtjes antisemite në vendet evropiane. Vetëm në londër, sipas policisë, ka patur një rritje me 1350 për qind të krimeve të urrejtjes kundër hebrenjve. Letra, sipas mediave britanike i është dërguar liderëve të Italisë, Belgjikës, Holandës, Suedisë, Britanisë së Madhe, danimarkës, republikës ceke, hungarisë, greqisë, gjermanisë si edhe përfaqësuesve të BE-së.

Top Channel/ Aktori britanik Russell brand shpallet fajtor për përdhunim
05/11 23:44
Top Channel/ Paraguai në kaos, falimenton banka dhe jep dorëheqjen presidenti
05/11 23:41
Top Channel/ Vendim historik në SHBA, falen 548 të dënuar me vdekje
05/11 23:38
Top Channel/ Humbja në zgjedhje, tension i lartë në kabinetin e trump
05/11 23:35
Top Channel/ “Jemi të përçarë dhe po humbasim besueshmërinë” Meloni kritikon BE-në për Ukrainën
05/11 23:24
Top Channel/ Luftë për pushtet në Izrael, votat arabe mund të rrëzojnë Netanyahun
05/11 23:12
Top Channel/ Melania Trump u dërgon letra personale dy presidentëve në luftë Putinit dhe Zelenskyt
05/11 23:07
Top News-Zgjedhjet në SHBA/Pesë surprizat që tronditën republikanët dhe rikthyen demokratët në skenë
05/11 23:00
Top News- Breshëri të shtënash! Tetë të vrarë, autori nuk kursen as gratë, izolohen tre fshatra
05/11 22:50
Top Channel/ BE investon 525 milionë euro për mikroçipat, synon të sfidojë dominimin aziatik
05/11 22:48
Top Channel/Pesë arsyet pse republikanët pësuan humbje të thellë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA
05/11 22:47
Top News- “Gjeni një avokat”: Nga dosjet Epstein te bizneset, demokratët vënë nën hetim Trumpin
05/11 22:40
Top News- Franca në revoltë: Qindra mijëra protestues pushtojnë rrugët, plas dhuna me policinë
05/11 22:38
Top News-Kush është “Kobra”? Snajperisti që lufton për Rusinë, gjurmët e të cilit të çojnë në Bosnje
05/11 22:35
Top News – Zjarr i fuqishëm në New York. Humbin jetën 6 persona, disa të plagosur
05/11 19:45
Top Channel / Panik në qiejt e Europës për bomba, shumë fluturime u anuluan
05/11 19:43
Top Channel / Protesta e dhunshme në Francë, mbyllet kulla Eiffel
05/11 19:42
Top Channel / Irani kërcënon Europën? Teherani paralajmëron luftë përtej Lindjes së Mesme
05/11 19:18
Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21