Top News/ Izraeli pajtohet të rinisë bisedimet / SHBA bën presion për armëpushim në Gaza
09/08/2024 12:26

Izraeli ka pranuar të rinisë bisedimet për një armëpushim në Gazë me kërkesë të ndërmjetësve nga Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti. Sipas zyrës së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu, këto bisedime do të rifillojnë më 15 gusht. Lajmi vjen ndërkohë që tensionet në rajon janë rritur shumë dhe pritet nga momenti në moment një sulm hakmarrës i iranit dhe aleatëve të tij, mbi izrael. Pas një pauze njëjavore në nëntor të vitit të kaluar, ndërmjetësit nga SHBA-ja, Katari dhe Egjipti janë përpjekur që të arrihet edhe një marrëveshje armëpushimi për luftën që nisi më 7 tetor pasi Hamasi sulmoi Izraelin. Përmes një deklarate të përbashkët, SHBA-ja, Katari dhe Egjipti ftuan palët e përfshira në konflikt që të rinisin bisedimet më 15 gusht në Doha apo Kajro “me qëllim që të tejkalohen ndasitë dhe marrëveshja të nisë së zbatuari pa vonesa”. Një marrëveshje-kornizë “tani është në tryezë dhe vetëm detajet e zbatimit” kanë mbetur pa u zgjidhur dhe ndërmjetësit janë “të përgatitur të paraqesin një propozim final” për të zgjidhur çështjet e mbetura, thuhej në deklaratë. Pas kësaj deklarate, zyra e Netanyahut njoftoi se Izraeli do të dërgojë një ekip negociator më 15 gusht “për të përfunduar punën e nisur lidhur me detajet e marrëveshjes për zbatim”.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30