Top News – Izraeli nuk përmbahet më në Gaza / Të paktën 59 viktima në sulme, nuk kursen as shkollat
07/05/2025 14:43

Sulmet izraelite në të gjithë Gazën vranë të paktën 59 njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë, thanë zyrtarë spitalorë të mërkurën. Izraeli po përgatitet të zgjerojë fushatën kundër Hamasit në një luftë shkatërruese që po hyn në muajin e 20-të. Gjatë sulmeve është goditur edhe një shkollë që strehonte qindra palestinezë të zhvendosur, ku u vranë 27 persona të martën mbrëma, sipas zyrtarëve të spitalit Al-Aksa, përfshirë nëntë gra dhe tre fëmijë. Kjo ishte hera e pestë që shkolla në Gazën qendrore është goditur që nga fillimi i luftës. Një sulm në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, ndaj një shkolle tjetër të kthyer në qendër strehimi në qytetin e Gazës, vrau 16 persona, sipas zyrtarëve të spitalit Al-Ahli, ndërsa sulme të tjera në zona të ndryshme vranë të paktën edhe 16 njerëz të tjerë. Shkolla e kthyer në qendër pritjeje në Bureij, një kamp refugjatësh i tejmbushur, shpërtheu në flakë. Ekipet e emergjencave dhe të shpëtimit nxituan të nxirrnin njerëzit nga zjarri. Ushtria izraelite ende nuk ka komentuar sulmet. Izraeli fajëson Hamasin për numrin e viktimave, duke thënë se operon nga infrastrukturë civile, përfshirë shkolla. Hamasi e mohon këtë akuzë. Në fillim të javës, Izraeli miratoi një plan për të pushtuar të gjithë Rripin e Gazës dhe për të qëndruar në territorin palestinez për një kohë të papërcaktuar.

Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52
Top News- “Irani ka marrë peng Hormuzin”, Britania e Madhe nismë diplomatike për ta çliruar
02/04 22:50
Top Channel/ Macron-Trump, krisje totale. Presidenti francez: Nuk na duhet lufta
02/04 22:47
Top Channel/ Trump shkarkon Kryeprokuroren, i pakënaqur se si menaxhoi dosjen “epstein”
02/04 22:24
Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34