Top News/ Izraeli nuk kursen as mediat…Sulmon kompleksin e gazetarëve në Liban, tre viktima
25/10/2024 11:52

Një sulm ajror izraelit ndaj një kompleksi ku qëndrojnë gazetarët në juglindje të Libanit ka vrarë tre punonjës të mediave, raportoi Agjencia Kombëtare e Lajmeve, media shtetërore e Libanit. Stacioni lokal i lajmeve, Al Jadeed, ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, që tregonin ndërtesa të shkatërruara dhe makina ku shkruhej PRESS, të mbuluara nga rrënojat. Ushtria izraelite nuk kishte lëshuar një paralajmërim para këtij sulmi. Televizioni pan-arab me bazë në Bejrut, Al-Mayadeen TV, tha se dy punonjës të tij – kameramani Ghassan Najar dhe tekniku i transmetimit Mohammed Rida – ishin në mesin e gazetarëve të vrarë mëngjesin e 25 tetorit. Televizoni Al-Manar i Hezbollahut – grup militant dhe parti politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit – tha se kameramani Ëissam Qassim u vra po ashtu gjatë sulmit ajror në rajonin Hasbaja. Ali Shoeib, korrespondent i njohur i Al-Manarit, që raporton nga jugu i Libanit, u pa në një video duke incizuar veten me telefon dhe duke thënë se kameramani me të cilin kishte punuar për muaj të tërë ishte vrarë. Shoeib tha se ushtria izraelite e dinte e zona që u godit kishte disa shtëpi ku gjendeshin gazetarë të organizatave të ndryshme mediale. Disa gazetarë janë vrarë që kur Hezbollahu dhe Izraeli nisën këmbimin e zjarrit në tetorin e vitit të kaluar, pas nisjes së luftës në Gazë. Nëntorin e vitit të kaluar, dy gazetarë të televizionit Al-Mayadeen u vranë gjatë një sulmi me dronë. Një muaj më vonë, nga granatimi i Izraelit në jug të Libanit u vra videografi i Reutersit, Issam Abdallah, dhe u pagosën gazetarë të tjerë nga Agence France-Presse dhe televizioni Al-Jazeera.

Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47
Top Channel/ Marine Le Pen sfidon sërish Macron, shpall kandidaturën për presidente
25/10 22:46
Top Channel/ Kremlini provokon Trumpin: Evropa duhet të jetë pjesë e negociatave
25/10 22:45
Top News- ‘Rreziku i një Holokausti të dytë’/ Netanyahu kërcënon Iranin dy ditë para zgjedhjeve
25/10 21:30
Top Channel/ Nga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë në SHBA
25/10 20:04
Top News- Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç kërkon të rikthehet si kryeministër
25/10 17:29
Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25
Top News – Kim Jong un vizitë ‘rrufe’ në Kinë / Forcojnë marrëdhëniet para vizitës së Trump në rajon
25/10 16:23
Top News – Dyqane të thyera e të plaçkitura / Trazira gjatë natës në Barcelonë, 128 të arrestuar
25/10 16:16
Top News – Meloni jep dorëheqjen në mars / Mediat italiane: Hap rrugën për zgjedhje të parakohshme
25/10 16:14
Top News – Ushtria shpëtoi qendrën e Milanos / Mijëra protestues marshojnë në qytetet italiane
25/10 16:12
Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49
Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03
Top News – Bullgaria voton për Presidentin / Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Zi
25/10 13:03
Top News – Izraeli mbyll Bregun Perëndimor / Zgjedhje ‘të blinduara’, përshkallëzohen përleshjet
25/10 12:23