Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të enjten se Izraeli “veproi i vetëm” në sulmin ndaj objektit të përpunimi të lidhur me fushën e gazit të Iranit në Parsin Jugor, pjesë e rezervës më të madhe të gazit natyror në botë, duke shtuar se Presidenti i SHBA-së Donald Trump i ka thënë Izraelit të përmbahet nga kryerja e sulmeve të ngjashme. Netanyahu tha se operacioni që synonte vendin u krye vetëm nga Izraeli, pa përfshirje të drejtpërdrejtë të SHBA-së. Ai tha gjithashtu se Izraeli po respektonte kërkesën e Trump për të ndaluar sulme të këtij lloji. “Presidenti Trump na kërkoi të përmbahemi nga sulme të tilla në të ardhmen dhe ne po e bëjmë këtë”, tha ai në një konferencë për shtyp të enjten në mbrëmje.