Top News – Izraeli nis tërheqjen nga pjesë të Gazës/ Qeveria miratoi marrëveshjen e armëpushimit
10/10/2025 11:41

Qeveria e Izraelit ratifikoi mëngjesin e së premtes një marrëveshje për armëpushim me grupin militant palestinez Hamas, duke hapur rrugën për ndalimin e luftimeve në Gazë brenda 24 orëve dhe lirimin e pengjeve izraelite nga enklava palestineze brenda 72 orëve. Kabineti izraelit e miratoi marrëveshjen rreth 24 orë pasi ndërmjetësit njoftuan arritjen e saj. Marrëveshja parashikon lirimin e pengjeve izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë dhe fillimin e tërheqjes graduale të trupave izraelite nga Gaza, sipas nismës së presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës dyvjeçare në Gazë. “Qeveria sapo ka miratuar kuadrin për lirimin e të gjithë pengjeve – të gjallë dhe të vdekur”, tha kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, më X. Lufta në Gazë e ka thelluar izolimin ndërkombëtar të Izraelit dhe ka tronditur Lindjen e Mesme, duke u shndërruar në konflikt rajonal që ka përfshirë Iranin, Jemenin dhe Libanin. Ajo gjithashtu ka vënë në provë marrëdhëniet SHBA-Izrael, pasi Trumpi duket se ka humbur durimin me Netanyahun dhe e ka shtyrë atë të arrijë marrëveshje. Izraelitët dhe palestinezët shprehën ngazëllim të madh pas njoftimit të marrëveshjes, e cila është hapi më i madh deri tani drejt përfundimit të një lufte dyvjeçare që ka lënë mbi 67.000 palestinezë të vrarë, si dhe për kthimin e pengjeve të fundit që Hamasi i rrëmbeu gjatë sulmeve vdekjeprurëse në Izrael që ndezën luftën. Shefi i Hamasit për Gazën, i cili jeton në mërgim, Khalil Al-Hayya, tha se ka marrë garanci nga Shtetet e Bashkuara dhe ndërmjetës të tjerë se lufta ka përfunduar. Një zëdhënës i Qeverisë izraelite deklaroi se armëpushimi do të hyjë në fuqi brenda 24 orëve nga miratimi i marrëveshjes. Pas këtij afati 24-orësh, pengjet e mbajtura në Gazë do të lirohen brenda 72 orëve. Besohen 20 pengje izraelite janë ende gjallë në Gazë, ndërsa 26 të tjera mendohet se kanë vdekur, dhe fati i dy të tjerëve mbetet i panjohur. Hamasi ka thënë se tërheqja e trupave të të vdekurve mund të zgjasë më shumë se lirimi i të gjallëve. Pasi të ketë filluar zbatimi i marrëveshjes, kamionë me ushqim dhe ndihma mjekësore do të hyjnë masivisht në Gazë për t’i ndihmuar civilët, qindra mijëra prej të cilëve janë strehuar në shatorre pasi forcat izraelite kanë shkatërruar shtëpitë e tyre dhe kanë rrafshuar qytete të tëra. Marrëveshja, nëse zbatohet plotësisht, do t’i afronte të dyja palët më shumë se çdo përpjekje e mëparshme për t’i dhënë fund luftës. Megjithatë, shumë gjëra mund të shkojnë keq.

Top News- Arrestohet ish-ambasadori, doli në skandalet e dosjes Epstein
23/02 23:00
Top Channel/ Dështojnë sanksionet ndaj Rusisë, BE del huq në 4-vjetorin e luftës
23/02 22:57
Top Channel/ Bora “paralizon” SHBA, anulohen 5.600 fluturime
23/02 22:50
Top Channel/ Nga polic në ‘kokën’ e një prej karteleve më famëkeqe të drogës, kush ishte ‘El Mencho’
23/02 22:46
Top Channel/ Arrestohet ish-ministri britanik Mandelson prej dosjes “Epstein”
23/02 22:37
Top News- Dhunë e kaos në Meksikë, vdekja e bosit të drogës sjell kaos e vrasje masive
23/02 22:14
Top Channel/ Vdekja e bosit të drogës ‘El Mencho’, vriten 25 anëtarë të Gardës Kombëtare
23/02 21:42
Top Channel/ Kaos në Meksikë, eliminohen 25 ushtarë, rrezikohet Botërori
23/02 20:01
Top Channel/ Princi Andrew, akuza të reja: Udhëtime e masazhe me paratë e taksapaguesve!
23/02 16:25
Top Channel/ Konjufca, në krye të dialogut me Serbinë: Procesi i kalon MPJ-së!
23/02 15:23
Top News – Rusia ‘shpall’ fitoren në Ukrainë / Banderolë në ambasadën ruse, proteston Koreja e Jugut
23/02 15:01
Top News – Të fortët shkelin ligjin ndërkombëtar / OKB dënon rritjen globale të ‘sundimit të forcës’
23/02 14:54
Top News – Hungaria bllokon sanksionet për Rusinë / BE e zemëruar, Macron kërkon të rritet presioni
23/02 14:46
Top News – SHBA tërheq trupat nga Siria / Autokolona me kamionë dhe mjete të blinduara
23/02 14:43
Top News – Në shkollë me makinat e xhandarmërisë / Uji i përmbytjeve s’është tërhequr ende në Francë
23/02 14:37
Top News – Të hiqet nga linja e trashëgimisë së fronit / Australia kundër vëllait të mbretit Charles
23/02 14:32
Top News- Grenlanda i thotë Trumpit: ‘Jo faleminderit’/ Refuzon ofertën për dërgimin e anijes spital
23/02 12:40
Top News – ‘Putin ka nisur Luftën e III Botërore’/ Zelenski flet për BBC: Duhet ndaluar me çdo kusht
23/02 12:40
Top News – Armada e Trumpit rrethon Iranin / Eskorta e USS Gerald Ford në Mesdhe, ‘do mbrohemi’
23/02 12:30
Top Channel/ Zelensky për BBC: “Lufta e tretë botërore ka nisur, Putin duhet ndaluar”!
23/02 12:08
DIGITALB DIGITALB