Top News/ Izraeli nis pushtimin tokësor të Libanit / Këmbësoria hyn në jugperëndim, Irani kërcënon
08/10/2024 12:10

Ushtria e Izraelit tha të martën se ka nisur operacionet tokësore në jugperëndim të Libanit, duke e zgjeruar inkursionin e saj në një zonë të re, një vit pasi filluan këmbimet e zjarrit me grupin e armatosur Hezbollah. Tensionet rajonale, të nxitura para një viti nga sulmi në jug të Izraelit prej Hamasit janë përshkallëzuar në operacione tokësore dhe ajrore të Izraelit në Liban dhe në sulme të drejtpërdrejta nga Irani kundër Izraelit. Irani ndërkohë e ka paralajmëruar Izraelin të martën të mos kryejë ndonjë sulm kundër republikës islamike, një javë pasi Teherani lëshoi një breshëri raketash drejt tij, duke e cuar Lindjen e Mesme në prag të katastrofës. Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së Iranit do t’i përgjigjemi me hakmarrje, tha ministri i Jashtëm iranian, Abbas Arakchi, duke paralajmëruar Izraelin të mos e sulmojë vendin e tij. Në Liban, ushtria izraelite e shtoi trysninë ndaj Hezbollahut, grupit të mbështetur nga Irani, duke thënë se po kryen “operacione të kufizuara, lokalizuara dhe shënjestruara” në jugperëndim të Libanit, pasi javët e fundit kreu operacione të ngjashme në juglindje të Libanit. Ushtria izraelite bombardoi periferitë jugore të Bejrutit gjatë natës dhe tha se e vrau një zyrtar të lartë të Hezbollahut, i cili ishte përgjegjës për buxhetin dhe logjistikat e grupit. Nëse konfirmohet, vrasja e Hussein Husseini do të ishte më e fundit në një sërë vrasjesh të liderëve dhe komandantëve të Hezbollahut dhe Hamasit nga Izraeli. Sulmet kanë rritur frikën se SHBA-ja, aleati më i ngushtë i Izraelit, dhe Irani mbështetës i Hezbollahut, do të përfshihen në një konflikt të gjerë në Lindjen e Mesme, rajonin që prodhon naftë. Tensionet midis armiqve të përbetuar, Iranit dhe Izraelit, kanë arritur kulmin pas shumë viteve të luftës së fshehtë dhe vrasjeve, që janë kthyer në përballje të drejtpërdrejta që e kanë cuar rajonin buzë greminës. Izraeli po shqyrton mundësitë për t'iu përgjigjur sulmit me raketa balistike nga Teherani javën e kaluar, i kryer si përgjigje ndaj veprimeve ushtarake të Izraelit në Liban. Faqja amerikane e lajmeve, Axios, citoi zyrtarë izraelitë të kenë thënë se objektet e naftës së Iranit mund të goditen, gjë që do të ishte një përshkallëzim serioz që mund të rrisë çmimet globale të naftës.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20