Top News/ Izraeli ‘ndëshkon’ Hezbollahun/ Sulm i rrallë në Bejrut, në shënjestër komandanti i grupit
31/07/2024 12:33

Ushtria izraelite njoftoi të martën në mbrëmje se kreu një sulm në Bejrut me objektiv një komandant të Hezbollahut, i cili mendon se ishte përgjegjës për sulmin me raketë që vrau 12 fëmijë dhe adoleshentë që luanin në një fushë futbolli gjatë fundjavës në Lartësitë e Golanit. U dëgjua një shpërthim i fortë dhe një shtëllungë tymi u pa të ngrihej mbi periferitë jugore të Bejrutit, një bastion i militantëve të Hezbollahut, të financuar nga Irani. Një zyrtar i Hezbollahut tha se disa ndërtesa u dëmtuan dhe autoritetet thanë se dy persona u vranë. Pak orë më pas, Shtetet e Bashkuara bënë një sulm vetëmbrojtës në Irak, i tha një zyrtar amerikan agjencisë së lajmeve Reuters, ndërsa tensionet po rriten në Lindjen e Mesme. Raportet e mediave në Lindjen e Mesme e identifikuan komandantin e Hezbollahut me emrin Fuad Shukri. Ky i fundit besohej se ishte këshilltari ushtarak i udhëheqësit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah dhe ka qenë prej kohësh aktiv në këtë organizatë të konsideruar terroriste nga Shtetet e Bashkuara. Ai ishte kreu i dhomës operacionale të grupit militant. Shtetet e Bashkuara e patën shtuar emrin e tij në listën e sanksioneve në vitin 2015 dhe ai kërkohej nga Shtetet e Bashkuara për rolin e tij të dyshuar në bombardimin e vitit 1983 të kazermave të marinsave amerikanë në Bejrut. Zyrtari i Hezbollahut kishte një shpërblim prej 5 milionë dollarësh "për kokën e tij". Agjencia shtetërore libaneze e lajmeve tha se sulmi izraelit kishte goditur zonën pranë Këshillit Shura të Hezbollahut, në lagjen Haret Hreik të kryeqytetit. Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kanë fajësuar Hezbollahun për sulmin e së shtunës në fshatin Druze të Majdal Shams në Lartësitë e Golanit të pushtuara nga Izraeli, megjithëse Hezbollahu ka mohuar përgjegjësinë. Në një deklaratë më herët për mediat, ushtria izraelite njoftoi se ka kryer “një sulm në Bejrut ndaj komandantit përgjegjës për vrasjen e fëmijëve në Maxhdal Shams dhe vrasjen e një numri civilësh të tjerë izraelitë.”

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30