Top News – Izraeli ndan Gazën në dy pjesë / Drejtori i CIA-s në Izrael, çfarë ‘po gatuhet’?
06/11/2023 11:43

Trupat izraelite e kanë ndarë Rripin e Gazës në dy pjesë dhe kanë vazhduar bombardimet e pareshtura edhe të dielën ënë mbrëmje, tha zëdhënësi i Forcave Mbrojtëse të Izraelit, Daniel Hagari. Ai tha se trupat izraelite arritën në vijën bregdetare duke e ndarë enklavën në “Gazën veriore dhe në Gazën jugore”. Qyteti i Gazës, më i madhi në këtë territor, është tani plotësisht i rrethuar, shtoi ai. “Ne do të vazhdojmë të mbajmë hapur një korridor në mënyrë që banorët e Gazës veriore dhe Qytetit të Gazës të zhvendosen drejt jugut. Ky është një korridor njëdrejtimësh drejt jugut”, theksoi ai. Ndërkohë, ka raportime se shërbimet telefonike dhe të internetit janë ndërprerë përsëri në Gaza. Kryqi i Kuq Palestinez tha se “kjo është hera e tretë” që ndërpriten këto shërbime në Gaza që prej fillimit të luftës dhe si pasojë ai ka humbur kontaktin me ekipet e veta. Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka shtuar përpjekjet diplomatike në Lindjen e Mesme për sigurimin e një pauze humanitare në luftën mes Izraelit dhe Hamasit. Drejtori i CIA-s, Ëilliam Burns, ish-ambasador amerikan në Jordani, ndodhet ndërkohë në Izrael për të biseduar me zyrtarët vendas. Ai ka bërë thirrje për shkëmbime më të mëdha në fushën e inteligjencës dhe përpjekje më të mëdha për shmangien e viktimave civile. Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, do të ketë bisedime në Turqi, ndalesa e tij më e fundit gjatë turneut rajonal. Shtëpia e Bardhë ka thënë se zëvendëspresidentja Kamala Harris do të bisedojë për konfliktin me liderë të huaj të hënën.

Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55
Top News – Wall Street ‘djeg’ 3.2 trilionë dollarë / Fitorja e demokratëve shkakton panik për IA
06/11 12:54
Top Channel/”Mbrojtje për Europën”: SHBA, plan për sigurinë në kontinentin e vjetër!
06/11 12:11
Top Channel/ Serbia, 4 ditë punë në javë? Lista Studentore bën propozim edhe për pensionet!
06/11 12:10
Top Channel/ Rusia “humbet” Qipron: Shteti ishullor drejt një partneriteti strategjik me SHBA-në!
06/11 12:06
Top News – ‘Marrëveshje e madhe dhe e bukur’…për Ukrainën, Trump: Do përfshijë gjithë Evropën
06/11 12:05
Top Channel/ Kaos në qiejt e Europës, alarm për bombë në 27 avionë: Ngrihen në ajër bombarduesit!
06/11 11:40
Top Channel/ Paraguai në kaos financiar. Skandali bankar prek 3 milionë qytetarë
06/11 11:28
Top Channel/ “Zgjedhjet u vodhën”, Trump: “Wall Street ra pwr fajin e atyre që votuan demokratët”!
06/11 11:16
Top News – Arabët mbështesin rivalin e Netanyahut / Bibi humbet mbështetjen e ultra-ortodoksëve
06/11 11:10