Aktivisti shqiptar Baki Goxhaj është mes tetë aktivistëve të ndaluar nga autoritetet izraelite në ujërat ndërkombëtare, pranë Qipros. Goxhaj ishte pjesë e flotiljes humanitare “Sumud”, e cila kishte si qëllim dërgimin e ndihmave për popullsinë palestineze në Gaza. Të ndaluarit e tjerë janë shtetas italianë, britanikë, grekë, francezë dhe koreanë.