Izraeli ka publikuar një plan të ri për krijimin e pikave të vendosjes në Gazën veriore dhe zgjerimin e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke shkaktuar reagime nga organizatat ndërkombëtare dhe pala palestineze. Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, njoftoi synimin për ngritjen e tre pikave të reja “Nahal” në veri të Gazës, ndërsa ministri i Financave, Bezalel Smotrich, bëri të ditur ndarjen e rreth 428 mln dollarë për zgjerimin e kolonive në Bregun Perëndimor.