Top News – Izraeli, luftë në të gjitha anët / Sulme ajrore ndaj rebelëve Huthi në Jemen
19/12/2024 13:32

Ushtria izraelite i ka bombarduar kryeqytetin e Jemenit dhe një qytet port të enjten në mëngjes, duke i vrarë të paktën nëntë njerëz, thanë zyrtarët. Paraprakisht, rebelët Huthi e kishin sulmuar Izraelin me raketa. Sulmet e së enjtes rrezikojnë përshkallëzimin e konfliktit me rebelët e mbështetur nga Irani, sulmet e të cilëve në korridorin e Detit të Kuq kanë ndikuar ndjeshëm në transportin global. Kanali satelitor al-Masirah, i kontrolluar nga rebelët Huthi, raportoi se disa nga sulmet kishin si objektiv stacionet e energjisë në kryeqytet, si dhe terminalin e naftës Ras Isa në Detin e Kuq. Kanali, duke cituar e korrespondentin e tij në qytetin port Hodeida, raportoi se të paktën shtatë njerëz u vranë në portin e afërt të Salifit, ndërsa dy të tjerë u vrarë në terminalin e naftës Ras Isa. Gjithashtu u raportua për të plagosur në portin e Hodeidas. “Objektivat e goditura nga forcat ushtarake izraelite përdoreshin nga forcat e Huthit për qëllime ushtarake”, tha ushtria izraelite në një komunikatë. “Sulmet dëmtojnë regjimin terrorist të Huthit, duke parandaluar që ai të shfrytëzojë objektivat për qëllime ushtarake dhe terroriste, përfshirë kontrabandën e armëve iraniane në rajon”, tha ushtria izraelite. Daniel Hagari, zëdhënës i ushtrisë izraelite, tha se sulmet goditën infrastrukturën energjetike dhe të portit, që ai pretendoi se rebelët “po e përdornin në mënyra që kontribuon efektivisht në veprimet e tyre ushtarake”. “Izraeli nuk do të hezitojë të veprojë për t’i mbrojtur veten dhe qytetarët e tij nga sulmet e Huthit”, tha Hagari.

Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57
Top News- SHBA sulme ajrore mbi Teheran, Trump: Duan armëpushim! Përgjigjet Irani: Vijojmë luftën
01/04 22:56
Top News- Çfarë po ndodh? Qielli merr ngjyrë portokalli, “zhduken” qytetet në Kretë
01/04 22:54
Top Neës- Koreja e Veriut ‘nis luftë’ me SHBA, sulm kibernetik për të vjedhur kriptomonedhat
01/04 22:53
Top News- ‘Të ndalet lufta në Liban”/ Italia dhe 14 vende europiane thirrje Izraelit e Hezbollah
01/04 22:10
Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58