Top News/ Izraeli ‘luftë’ me Hezbollahun / Tensionet në qiell por ‘hakmarrja’ nuk ka nisur ende
06/08/2024 17:27

Izraeli thotë se ka kryer një sulm ajror kundër një "strukture ushtarake" të përdorur nga grupi i armatosur Hezbollah në Libanin jugor. Ministria libaneze e shëndetësisë tha ndërkohë se katër persona u vranë në sulmin mbi një shtëpi në qytetin Maifadoun, rreth 30 km nga kufiri izraelit. Burimet e sigurisë i thanë agjencisë së lajmeve AFP se katër burrat ishin luftëtarë të Hezbollahut. E duke iu përgjigjur këtij sulmi, grupi libanez i mbështetur nga irani nisi dronët mbi izraelin verior duke plagosur dy persona. Por një burim i tha agjencisë së lajmeve Reuters se sulmi nuk ishte pjesë e hakmarrjes së paralajmëruar të Hezbollahut. E gjithë kjo ndodh në mesin e tensioneve në rritje mes Izraelit dhe Hezbollahut. Javën e kaluar, një sulm ajror izraelit vrau komandantin e lartë të Hezbollahut Fuad Shukr në një periferi jugore të kryeqytetit libanez Bejrut, në atë që zyrtarët izraelitë e quajtën një "eliminim të bazuar në të dhënat e inteligjencës". Zyrtarët izraelitë thonë se ai ishte përgjegjësi për një sulm me raketa në lartësitë Golan, të pushtuara nga Izraeli, muajin e kaluar, ku mbetën të vrarë 12 fëmijë dhe adoleshentë. Hezbollahu ka mohuar çdo përfshirje në këtë sulm. Disa orë pas vrasjes së Shukr, u vra edhe lideri politik i Hamasit Ismail Haniyeh në kryeqytetin iranian Teheran. Irani fajësoi Izraelin për sulmin. Hezbollahu dhe Irani kanë premtuar se do të hakmerren për vdekjet, duke ndezur frikën se përballjet kokë më kokë, mund të ndezin një konflikt më të gjerë rajonal.

Top Channel/ SHBA, gati për ndërhyrje tokësore! Nisin sulmet masive në Teheran
29/03 23:03
Top News – Khamenei i ri flet sërish…me mesazhe! Teherani: Nuk del publikisht për sigurinë
29/03 23:00
Top Channel/ Trondit Netanyahu: Do zgjerojmë hartën e sulmeve në Liban
29/03 22:05
Top Channel/ Papa Leoni kundër Trump: Zoti s’do luftë, ndalni bombardimet!
29/03 22:04
Top News – ‘Po i presim t’u vëmë flakën’. Irani: Jemi gati për t’u përballur me trupat amerikane
29/03 22:00
Top News – Bisedime për Iranin në Pakistan / Teherani gati për luftë: Nuk dorëzohemi
29/03 19:15
Top News – Banka e Amerikës në Paris, në shënjestër / Parandalohet sulmi, arrestohen dy të dyshuar
29/03 18:30
Top News – Trump po mendohet-JD Vance apo Rubio…Lufta në Iran dhe presidencialet 2028 në SHBA
29/03 17:44
Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53
Top News- Pentagoni përgatitet për javë luftë / Mijëra trupa të Trumpit vërshojnë në Lindjen e Mesme
29/03 11:52
Top Channel/ Marshim masiv në Londër/ Protestë kundër së djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore
29/03 11:34