Top News/ Izraeli, ‘luftë’ edhe me OKB-në/ Tanket ‘shpërthejnë’ portat në bazën e paqeruajtësve
14/10/2024 11:50

Kombet e Bashkuara thanë se tanket izraelite kishin shpërthyer portat e një baze të forcës së saj paqeruajtëse në Libanin jugor, akuza më e fundit kjo për shkeljet dhe sulmet izraelite të denoncuara prej saj. Forca paqeruajtëse UNIFIL tha se dy tanke izraelite Merkava shkatërruan portën kryesore të një baze dhe hynë me forcë para agimit të së dielës në mëngjes. Pasi tanket u larguan, predhat shpërthyen 100 metra larg, duke lëshuar tym që mbuloi bazën dhe lëndoi personelin e OKB-së, thuhet në një deklaratë. Në versionin e saj të ngjarjeve, ushtria izraelite tha se militantët e grupit Hezbollah të mbështetur nga Irani kishin qëlluar me raketa antitank ndaj trupave izraelite, duke plagosur 25 prej tyre. Sulmi ishte shumë afër një baze të UNIFIL-it dhe një tank që ndihmonte në evakuimin e viktimave u vu nën zjarr dhe hyri në bazën e paqeruajtësve. "Nuk po sulmonim një bazë. Nuk po përpiqeshim të hynim në bazë. Ishte një tank nën zjarr të fortë, në një sulm që shkaktoi viktima, që po përpiqej të largohej nga rreziku", u tha gazetarëve një zëdhënës i ushtrisë. Në një deklaratë, ushtria tha se përdori një mjet tymues për të siguruar mbulim për evakuimin e ushtarëve të plagosur, por veprimet e saj nuk përbënin rrezik për forcën paqeruajtëse të OKB-së. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha ndërkohë në një deklaratë drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres se kishte ardhur koha që ai të tërhiqte UNIFIL-in nga bastionet e Hezbollahut dhe nga zonat e luftimit". Vetë Guterres ndërkohë ka paralajmëruar që paqeruajtësit të mos vendosen në shënjestër.

Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50