Të gjithë aktivistët pro-palestinezë, përveç dy prej tyre, të ndaluar nga forcat izraelite, pasi flotilja e tyre që shkonte drejt Gazës u kap në ujërat ndërkombëtare, tani janë liruar dhe janë kthyer në Greqi. Të enjten, rreth 175 aktivistë në 22 anije që transportonin ndihma u kapën pranë ishullit të Kretës. Organizatorët e Flotiljes Globale Sumud e denoncuan veprimin si "pirateri", duke thënë se anëtarët u kapën në mënyrë të paligjshme më shumë se 965 km larg nga Gaza, e cila është nën një bllokadë detare izraelite. Ministria e jashtme e Izraelit e quajti flotiljen një "mashtrim PR". Të gjithë aktivistët e ndaluar kanë zbarkuar në Kretë, përveç dy burrave që po dërgohen në Izrael "për t'u marrë në pyetje", sipas qeverisë izraelite.