Top News/ Izraeli lëshon raketa mbi ‘takimin e krizës’ / Liban, kryebashkiaku mes viktimave
16/10/2024 15:34

Izraeli kreu një sulm ajror të mërkurën mbi selinë komunale në Nabatieh, një qytet i madh në Libanin jugor, duke vrarë kryebashkiakun dhe të paktën pesë persona të tjerë. Sulmi ngriti frikën se fushata ajrore në zgjerim e Izraelit, e projektuar për të shtypur Hezbollahun e mbështetur nga Irani, mund të përfshijë gjithnjë e më shumë zyrtarë publikë dhe ndërtesa, të cilat deri më tani janë kursyer. Kryeministri i përkohshëm i Libanit Najib Mikati dënoi sulmin në kryeqytetin e provincës, duke thënë se ai "qëllimisht kishte patur në shënjestër një takim të këshillit bashkiak ku po diskutohej gjendja në qytet dhe ndihma emergjente". Kjo ishte goditja më e rëndë e Izraelit deri më tani mbi një ndërtesë shtetërore libaneze që kur nisi ofensiva dhe erdhi pavarësisht shqetësimeve të SHBA-së për rritjen e numrit të viktimave dhe frikës për luftë të gjithanshme në rajon. Ministria e shëndetësisë tha se gjashtë persona ishin vrarë, ndërsa ministri i brendshëm konfirmoi vdekjen e kryebashkiakut. Pasi Izraeli lëshoi një njoftim për evakuim në Nabatieh, një qytet me dhjetëra e mijëra banorë, më 3 tetor, një gazetar i Reuters i telefonoi kryebashkiakut Ahmed Kahil për ta pyetur nëse ai do të largohej. Ai tha se nuk do ta bënte këtë. Ushtria izraelite tha të mërkurën se goditi dhjetëra objektiva të Hezbollahut në zonën e Nabatieh-ut dhe çmontoi infrastrukturën nëntokësore, ndërsa marina, goditi gjithashtu dhjetëra objektiva në Libanin jugor, në bashkëpunim me trupat në terren.

Top News – Europa vlon nga trazirat. Çfarë po e shtyn gjeneratën Z që të kapë molotovët
24/10 20:05
Top News – Parisi në kaos. Mbi 100 mijë protestues përplasen me 70 mijë policë
24/10 20:04
Top News – ‘Frikacakët amerikanë’. Irani fajëson SHBA-në për dështimin e negociatave
24/10 20:03
Top News – Alarmi për sulme nga Irani. SHBA largon diplomatët nga Lindja e Mesme
24/10 20:02
Top News – OKB-ja ndërpreu ndihmat. Palestinezët në Bregun Perëndimor përballen me urinë
24/10 15:30
Top Channel/ Nesër ndryshon ora: Por disa vende po zgjedhin të mos i kthejnë mbrapa akrepat!
24/10 14:51
Top Channel/ Londër, shkatërrohet karteli shqiptar i drogës: Sekuestrohen thika e hanxharë!
24/10 14:48
Top Channel/ SHBA i “shpall luftë” institutive kineze Konfuci: Kërcënim për sigurinë kombëtare!
24/10 14:37
Top News – Ofensivë kundër rebelëve. Qeveria jemenase bombardon fortesën e huthëve
24/10 12:43
Top News – Kim, vizitë të fshehtë në Kinë. Takimet në Pekin në prag të përvjetorit të luftës koreane
24/10 12:18
Top Channel/ Digjet Foleja e Hitlerit, 200 zjarrfikës në Alpet bavareze, ndalohet një i dyshuar
24/10 11:53
Top News – Macron dialogoi me studentët. Francezët s’ndalin protestat, paralajmërohet vala tjetër
24/10 11:51
Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24
Top Channel/ Brezi Z ngre në këmbë Europën, nga Parisi në Tiranë, të rinjtë dalin në protestë
24/10 11:16
Top Channel/Franca nxjerr në rrugë 70 mijë efektivë, Melenchon: Jo më shtet demokratik, por policor!
24/10 10:48
Top News- FA drejt misionit në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes
23/10 23:00
Top Channel/ Nafta ruse pas 4 vitesh në SHBA, niset cisterna e parë
23/10 22:57
Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30