Çmimet e naftës ranë të hënën pasi sulmi hakmarrës i Izraelit ndaj Iranit gjatë fundjavës, shmangu goditjen e infrastrukturës kritike energjetike të Teheranit. Nafta e papërpunuar Brent, pikë referimi globale e naftës ra me 5.8% deri në orën 5:34 të mëngjesit të së hënës, duke u tregtuar me 72 dollarë për fuçi, ndërsa Ëest Texas Intermediate, standardi i naftës amerikane, ra me 6% në 67 dollarë për fuçi.