Ministria e Mbrojtjes e Izraelit njoftoi të enjten se e ka firmosur një marrëveshje për blerjen e 25 avionëve luftarakë të gjeneratës së ardhshme, F-15, nga kompania Boeing. Ajo tha se marrëveshja, me vlerë 5.2 miliardë dollarë, është pjesë e një pakete të gjerë të ndihmës të miratuar nga administrata amerikane dhe Kongresi në fillim të këtij viti, që përfshinte edhe mundësinë për 25 avionë luftarakë shtesë.