Top News/Izraeli, kërcënim për gjithë njerëzimin! Erdogan kundër OKB: Nuk mbron dot punonjësit e saj
29/05/2024 14:54

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kritikoi ashpër Kombet e Bashkuara dhe i bëri thirrje “botës islamike” të reagojë pas sulmeve të fundit vdekjeprurëse izraelite në Gazë. “OKB-ja nuk mundet ta mbrojë as stafin e vet. Çfarë po prisni që të veproni? Shpirti i OKB-së është i vdekur vdekur në Gazë”, tha Erdogan para ligjvënësve të partisë së tij, AKP. Deklaratat e Erdoganit vijnë në ditën kur Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të takohet për të diskutuar për sulmet e fundit të Izraelit në një kamp në Rafah. Sulmi i fundit në një kamp në perëndim të Rafahut të martën la të vrarë 21 persona, sipas zyrtarëve të Mbrojtjes Civile në Gazën e udhëhequr nga Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Po ashtu, të dielën u vranë dhjetëra persona në një kamp në Rafah. Presidenti turk po ashtu kritikoi shtetet me shumicë myslimane për dështim që të marrin një veprim të përbashkët sa i përket sulmeve izraelite. “I kam disa fjalë që dua t’ia them botës islamike: çfarë po prisni që të merrni një vendim të përbashkët”, tha Erdogan. “Izraeli nuk është vetëm kërcënim për Gazën, por për gjithë njerëzimin”, shtoi ai. Sipas presidentit turk, asnjë shtet “më nuk është i sigurt pasi që Izraeli nuk respekton ligjin ndërkombëtar”, duke përsëritur akuzën e tij se Izraeli po kryen “gjenocid” në Gazë. Që kur ka nisur lufta në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit, Erdogan vazhdimisht ka kritikuar Izraelin për veprimet në këtë territor palestinez. Erdogan po ashtu ka thënë se nuk e konsideron Hamasin organizatë terroriste dhe sipas tij, por sipas tij është një grup luftues për çlirimin dhe mbrojtjen e tokave palestineze.

Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24
Top News- Ndryshimet klimatike po nxitin migrimin/ IOM: 200 milionë njerëz kërcënohen të zhvendosen
13/11 22:00
Top News – Fundi tragjik i 13-vjeçares. E mitura gjendet e e lidhur dhe e pajetë në një banesë
13/11 21:30
Top Channel/ 25 vite burg për vrasje, gabimi fatal që burgosi për 13 vite 64-vjeçaren e pafajshme
13/11 21:07
Top News – Putin nuk kënaqet vetëm me Ukrainën. Nga Finlanda, tek bazat e NATO-s, zbulohen kërkesat
13/11 21:00
Top Channel/ “Jam maskara”! Lidhjet jashtëmartesore, orët kritike të Jensen Huang në krye të Nvidia
13/11 20:54
Top Channel/ “Dita e Gjykimit”! Zbulohet historia e profecisë 66-vjeçare: Fundi i botës…
13/11 20:52
Top Channel/ Kërkesat brutale të Rusisë,“Bild”: Kërkon të dalë Finlanda nga NATO
13/11 19:55
Top News- Një njeri që do përballet me Putinin! Evropa kërkon një ‘të dërguar’ për bisedimet e paqes
13/11 17:54
Top Channel/ Anglezët “zbërthejnë” Çopjat, dokumentari zbulon si funksionon trafiku i kokainës
13/11 17:48
Top News- ‘Radoiçiç ka ikur në Rusi’/ Dyshohet se organizatori i sulmit në Banjskë është larguar
13/11 17:30
Top News -15 vite burg për shqiptarin në Angli/ Publikohen pamjet e përplasjes në rrugë
13/11 16:57