Hezbollahu u ka bërë thirrje vendeve të Lindjes së Mesme që të “bashkojnë forcat në mbështetje të rezistencës” kundër Izraelit, me rastin e sulmit të 7 tetorit dhe ofensivës së izraelite në Rripin e Gazës. Në mesazhin e shpërndarë nga Hezbollahu theksohet se “siguria, stabiliteti dhe e ardhmja e rajonit varen nga uniteti i qëndrimeve dhe fjalëve midis vendeve arabe dhe islamike dhe popujve të tyre.” Po ashtu, Hezbollahu nënvizon se “refuzimi i agresionit duhet të përkthehet në veprime konkrete që e pengojnë armikun, i cili kupton vetëm gjuhën e forcës dhe konfliktit.”