Top News/ Izraeli ka vrarë 8 mijë militantë! Komanda e Hamasit në Gazën veriore është shkatërruar
07/01/2024 14:42

Ushtria izraelite tha se ka përfunduar crrënjosjen e strukturës komanduese të Hamasit në veriun e Rripit të Gazës. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari i tha gazetarëve se militantët palestinezë tani po veprojnë në zonë vetëm në mënyrë sporadike dhe pa komandë. Ai tha se izraeli ka vrarë rreth 8 mijë militantë në veriun e gazës por bbc shkruan se nuk mund ta verifikojë këtë shifër në mënyrë të pavarur. Forcat mbrojtëse të izraelit tani janë fokusuar në crrënjosjen e hamasit në gazën jugore dhe qendrore, tha zëdhënësi. Që nga fillimi i luftës, tre muaj më parë, izraeli ka vrarë më shumë se 22 mijë persona në Gaza, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi. Të shtunën, ministria tha se kishte regjistruar më shumë se 120 viktima në 24 orët e shkuara. Territori është shkatërruar thuajse tërësisht dhe pjesa më e madhe e popullatës prej 2.3 milionë banorësh, është zhvendosur. Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinken, që po viziton rajonin, tha se ai ishte fokusuar tek përpjekjet që konflikti në gaza të mos përhapet përtej saj dhe tek parandalimi i cikleve të pafundme të dhunës. Blinken ishte një ditë më parë në greqi dhe më pas vijoi drejt Jordanisë, për të takuar mbretin Abdullah, ndërkohë që në vijim do të ndalet në Katar. “Uashingtoni duhet t’i bëjë presion izraelit të pranojë një armëpushim të menjëhershëm në gaza – tha mbreti Abdullah Blinkenit, duke e paralajmëruar atë për pasoja katastrofike nëse fushata ushtarake e izraelit atje do të vazhdojë gjatë.

Top Channel/ Trump: Irani na bëri një dhuratë. Po negociojmë, por s’u besoj
24/03 23:18
Top News- “Irani duhet hequr qafe”, një tjetër shtet përfshihet në luftë, mesazh Trump
24/03 23:00
Top News- Ukraina mes zjarrit e tymit të zi nga bombardimet, Rusia në ofensivë ushtarake
24/03 22:51
Top News- “E fituam luftën”/ Trump jep lajmin e madh: Ja kush do e drejtojë Iranin
24/03 22:47
Top Channel/ Izraeli shënjestron disa qytete në Liban, 5 viktima dhe disa të plagosur
24/03 22:15
Top Channel/Shtëpia e Bardhë ul pritshmëritë për negociata me Iranin, nafta ‘kapërcen’ sërish mbi…
24/03 21:54
Top Channel/ Rrëzimi i avionit ushtarak në Kolumbi, konfirmohen 66 persona të vdekur, 4 të zhdukur
24/03 21:10
Top Channel/ Britania s’shqetësohet nga kërcënimet e Iranit, dërgon anije në Ngushticën e Hormuzit
24/03 21:08
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, Erdogan: Lufta e Netanyahut, por 8 mld njerëz kanë pasoja
24/03 21:03
Top News – Pasi Trump njoftoi përparim, Irani lëshon raketa drejt Izraelit dhe Kuvajtit
24/03 20:16
Top Channel/ Bisedimet SHBA-Iran në Pakistan, ftesë J.D Vance që të ulet për negociata
24/03 19:59
Top Channel/ Von der Leyen, thirrje SHBA-së dhe Iranit: Urgjent negociata që të hapet Hormuzi!
24/03 19:50
Top News – Putin humbi 6 mijë ushtarë në 4 ditë / ‘Mish për top’ në ‘zonën e vrasjes’ në Ukrainë
24/03 17:50
Top News- Gjysmë miliardi USD bast për naftën / 15 minuta para njoftimit të Trump, manipulohet tregu
24/03 15:12
Top News – Izraeli pushton një të dhjetën e Libanit / Ushtria nis ofensivën, shkatërron pesë ura
24/03 15:05
Top Channel/ “AI ndërhyn te lajmet”, akuza: Inteligjenca e Google ndryshon titujt “sipas qejfit”!
24/03 14:51
Top News – Sytë nga Irani, Putin ‘bën kërdinë’ / NATO ngre avionët luftarakë në Poloni e Rumani
24/03 14:07
Top Channel/ Konflikti në Lindjen e Mesme, shefja e BE-së: Paqja është thelbësore për…
24/03 13:55
Top News – Mijëra marinsa presin ‘sinjalin’ e Trump / Gati për pushtim nëse bisedimet dështojnë
24/03 13:01
Top News – Kthimi i Trump fundi i lidhjes transatlantike / Presidenti gjerman kërkon ‘pavarësi’
24/03 13:01
DIGITALB DIGITALB