Hetuesit e Kombeve të Bashkuara akuzuan Izraelin të martën se ka kryer gjenocid në Rripin e Gazës me qëllim “shkatërrimin e palestinezëve” dhe fajësuan kryeministrin izraelit dhe zyrtarë të tjerë të lartë për nxitje. Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar i Hetimit i OKB-së, i cili nuk vepron në emër të organizatës botërore, konstatoi se “gjenocidi vazhdon të ndodhë në Gaza dhe përgjegjësia bie mbi shtetin e Izraelit”.