Top News/ Izraeli insiston: Nuk ishim ne! Presidenti iranian u vra një muaj pas sulmit me raketa
20/05/2024 13:53

Zyrtarët izraelitë kanë deklaruar se nuk kanë asnjë lidhje me rrëzimin e helikopterit që i mori jetën presidentin iranian Ebrahim Raisi. Raisi, 63 vjeç, u konfirmua i vdekur nga mediat iraniane, bashkë me ministrin e Jashtëm Hossein Amir Abdollahian dhe disa persona të tjerë. Dy pilotë dhe tre zyrtarë të tjerë iranianë e roje sigurie, vdiqën gjithashtu në aksidentin e ndodhur në zonën malore në veriperëndim të vendit. Pamjet me dron nga agjencitë e lajmeve iraniane dhe ato turke zbuluan se helikopteri ishte copëtuar tërësisht, ndërsa videot e shpërndara nga Gjysmëhëna e Kuqe iraniane tregonin skuadrat e shpëtimit që mbanin trupat e pajetë mbi barrela. Incidenti ndezi një valë spekulimesh për shkakun e rrëzimit me shumë teoricienë që drejtuan gishtin nga Izraeli. Vendi është në luftë me Hamasin e mbështetur nga Teherani në Gaza dhe tensionet u vluan në prill kur Izraeli dhe Irani shkëmbyen sulmet e para direkte mes tyre, me dronë dhe raketa. Megjithëse Izraeli nuk ka lëshuar një deklaratë zyrtare, zyrtarët që folën në kushte anonimiteti, hodhën poshtë akuzat që Tel Aviv qëndron pas aksidentit, duke thënë: 'Nuk ishim ne'. Irani nuk ka dhënë ende ndonjë detaj rreth rrëzimit, as nuk ka ofruar një shpjegim përveç një deklarate të thjeshtë mbi kushtet e këqija të motit. Por mjetet ajrore iraniane, veçanërisht modelet e furnizuara nga perëndimi, si helikopteri Bell 212 i prodhuar nga SHBA-ja që mbante Raisi, janë jashtëzakonisht të pasigurt dhe në gjendje të rëndiar pasi Republika Islamike ka qenë prej kohësh subjekt i sanksioneve perëndimore që pengojnë aksesin në pjesët rezervë të nevojshme për mirëmbajtjen e tyre. Nuk dihet se kur është prodhuar helikopteri i Raisi, por Bell 212 ka qenë në përdorim nga qeveritë në mbarë botën për më shumë se 50 vjet, duke hyrë për herë të parë në shërbim në fillim të viteve '70.

Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02
Top News – Dënim me vdekje për spiunët. Irani merr masa ekstreme, ashpërson ligjet
31/03 11:52
Top News – ‘Lufta’ mbërrin te xhepat e amerikanëve. Shtrenjtime i karburanteve, Trump nën presion
31/03 11:19
Top Channel/ Sulme në Iran dhe flakë në Dubai, goditen objektiva ushtarake në Isfahan
31/03 11:19
Top Channel/ Gjermania kërkon kthimin e sirianëve, Merz dhe al-Sharaa dakord për refugjatët
31/03 11:17
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje/ Ligji për “terroristët” ndez debate
31/03 11:13
Top Channel/ Tregjet luhaten nga lufta me Iranin/ Bursat bien, nafta mbi 100 dollarë
31/03 11:13
Top News – Ndërmjetësi mund të hyjë në luftë. Pse Pakistani rrezikon që të përfshihet në konflikt
31/03 11:12
Top News – Me luftë, ose jo! SHBA paralajmëron Iranin: Hormuzin do ta hapim
31/03 10:42
Top News – BE dënon ashpër Izraelin. Ligji me vdekje për palestinezët, diskriminues
31/03 10:31